Përfundon kolonia e dytë

Bartës i projektit ishte artisti mitrovicas, Valon Peci. Pas katër ditësh pune të palodhshme, që u zhvillua në Mitrovicë, Prekaz, Boletin dhe në hapësirat e “7 Arte”, artistët pikturuan tema të ndryshme, që provokonin dhe shpërfaqnin ndjenjat e tyre të brendshme. Sipas Pecit, janë përfunduar pesëdhjetë punime me tematika të ndryshme. Ditën e parë piktorët punuan në Prekaz, një ditë më vonë në Kullën e Isa Boletinit, ndërkaq në ditën e tretë pranë lumit të Ibrit.
Ndryshe, në pjesë e këtyre pikturave do t’i dhurohen Kullës së Adem Jasharit dhe muzeut të qytetit të Mitrovicës.
Projekti u përkrah nga Ministria e Kulturës dhe nga Drejtoria për Kulturë e Skenderajt. Artistë pjesëmarrës ishin piktorët Adriana Pelushi, Fatmir Carkanji, Arif Lushi, Abdullah Gjongecaj, Agnesa Muharremi, Natali Nikolovska, etj.