Facebook nis skanimin e fotove në profilet e shfrytëzuesëve të fëmijëve
KALIFORNI- Në bashkëpunim me qendrën nacionale amerikane për fëmijë të zhdukur dhe të shfrytëzuar apo keqtrajtuar, Facebook do të fillojë së shpejti skanimin e fotografive në profilet e shfrytëzuesve në kërkim të fotografive të fëmijëve të zhdukur apo të fotografive të pornografisë së fëmijëve, përmes veglës PhotoDNA të Microsoft.
PhotoDNA funksionon ashtu që analizon dhe gjen fotografitë të cilat përputhen me ato në bazën e fotografive të fëmijëve të zhdukur.
Edhe pse kjo qendër gjendet në Amerikë, në rrjetin global është e lidhur me vendet anembanë botës, mes të cilave janë: Gjermania, Greqia, Italia dhe Shqipëria. Përveç Shqipërisë, vende të tjera nga Ballkani nuk ka.
PhotoDNA është zhvilluar në vitin 2009, ndërsa më pas Microsofti ia kishte dhuruar qendrës. Aftësia e tij për identifikimin e fotografive të ngjashme deri më tani ka ndihmuar në gjetjen, sipas fjalëve të këshilltarit të përgjithshëm të seksionit për krime digjitale në Microsoft, Bill Hormon, e fotografive të tmerrshme në shërbimin e tyre Skydrive të cilat përndryshe nuk do të kishte mundësi të gjendeshin.
(e.m/tg/BalkanWeb)