E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema, Festivalii Kanës, fituesite edicionit të 64-të

KANË - Në mbyllje të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanë të Francës prodhimi Amerikan "The Tree of Life" i regjisorit Terrence Malick ka fituar çmimin Palma e Artë. Filmi i cili flet rreth historisë se tokës, origjinen e jetes dhe se ku shkon njeriu pas vdekjes, arriti te triumfoje ashtu sic pritej ne festivalin prestigjioz te flimit.
Si aktorja më e mirë u vlerësua Kirsten Dunst për interpretimin e saj në filmin "Melancholia", prodhim ky i regjisorit Danz, Lars Von Trier, i cili vetem pak dite me parë u shpall ne kete festival persona non grata per komentet e tij dashamirëse rreth Hitlerit. Menjëherë pas komenteve te tij Von Trier i cili është edhe regjisori I filmit Antikrishti, u përjashtua nga festivali megjithate nje komponente i filmit te tij “Melankolia” arriti te marre nje cmim, ai për aktoren më të mirë. Von Trier, i cili njihet si provokator, kërkoi falje dhe i quajti thëniet e tij shaka. Si aktor më i mirë u vlerësua Jean Dujardin për rolin e tij në filmin "The Artist". Regjisori iranian, Mohamad Rasoluf, u nderua me çmimin për regjisorin më të mirë për filmin “Be Omid e Didar”.

Më poshtë vijon lista me fituesit e çmimeve të edicionit të 64-të të Festivalit të Kanës:

- Palma e Artë : "Pema e jetës" e amerikanit Terrence Malick

- Çmimi madh : "Once upon in Anatolia" i turkut Nuri Bilge Ceylan dhe "Fëmija në biçikletë" i belgëve Jean-Pierre e Luc Dardenne: Ex-aequo

- Çmimi i interpretimit për aktoren më të mirë : amerikanes Kirsten Dunst tek "Melancholia"

- Çmimi i interpretimit për aktorin më të mirë : francezi Jean Dujardin tek "The Artist"

- Çmimi për regjinë më të mirë: "Drive" i danezit Nicolas Winding Refn

- Çmimi për skenarin më të mirë: izraelitit Joseph Cedar për "Footnote"

- Çmimi i Jurisë: "Polisse" e francezes Maïwenn

- Kamera e Artë : "Akaciet" e argjentinasit Pablo Giorgelli

- Palma e Artë për filmin me metrazh të shkurtër : "Cross Country" i ukrainases Maryna Vroda. Çmimi special për "Rroba banjoje 46" e belgut Wannes Destoop.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›