E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastori amerikanparashikon:Sot fundin e botes

TIRANE- Sot, (më 21 maj), do të përmbyset bota", thotë Harold Kamping, një predikues i kishës evangjeliste në SHBA. Është lajmi më i përhapur dje në mediat e shkruara dhe elektronike në Amerikë, por edhe në Europë, madje u cilësua nga motori i kërkimit Google, si lajmi më i klikuar i ditës së djeshme. 2200 tabela reklamuese të vendosura në rruget kryesore të Kalifornisë multi miliarderi Harold Kamping, aktualisht 89 vjeçar, që drejton radion e krishterë më të madhe të botës, po frikësojnë jo vetëm Kaliforninë, por edhe botën. Ai lexon çdo ditë biblën me një zë të ngadaltë dhe bën predikimet dhe një ndër ta është edhe fundi i botës, që sipas tij, do të ndodhë pikërisht më 21 maj, njoftoi dje Fox News. Ndërsa vetë Kamping, i cili ka mësuar se me lajmin e tij, po tallen shumë njerëz në rrjetet sociale, i tha Huffington Post, se "kjo nuk është për të qeshur." "Nuk është një gjë e vogël dhe e parëndësishme, por është diçka që do të ndodhë", u shpreh ai për median amerikane. Sipas tij dhe besimtarëve të kësaj profecie, në orën 18:00, të shtunën, 21 maj, një tërmet i fuqishëm do të përfshijë të gjithë globin, duke filluar që nga Fixhi dhe Zelanda e Re, një pjesë e njerëzve do të shkojnë në qiell, ndërsa pjesa tjetër do të dënohen të jetojnë në një tokë të padisiplinuar dhe brenda pesë muajsh perëndia do të asgjesojë tokën.
Arsyetimi
Arsyetimi i multi milionerit për këtë apokalips mbështetet te numrat e dhënë nga Bibla. Sipas tij, disa numra përsëriten në Bibël të shoqëruar me tema të veçanta. Numri pesë do të thotë "shlyerje e fajit," që është e barabartë me dhjetë "plotësinë," 17 është "qielli." Po të shumëzohen këto numra me njëri-tjetrin dhe të shumohet rezultati i dalë prej tyre atëherë shifra në fund është 722.500. "Krishti u kryqëzua më 1 prill, 33 në erën tonë," thotë ai. "Tani shikon, 1 prilli i vitit 2011 pas Krishtit, dhe ky është viti 1978." Në intervistat për mediat amerikane, ai shprehet se pikërisht më 21 maj është dhe 7000 vjetori i përmbytjes së madhe. Hufftington Post njofton se shpjegimi i tij bëhet edhe më konfuz, por shton se një parashikim të tillë Kamping e bëri më 1990, që e rrëzoi më pas sepse nuk e kishte lexuar mirë librin e Xheremias. Por kësaj here ai është tejet i sigurtë. Por Kamping nuk është i vetmi që ka parashikuar ardhjen e ditës së Gjykimit. Më 1844, predikuesi i baptizmit, Uilliam Miler pati shumë ndjekës kur parashikoi rikthimin e Jezu Krishtit në tokë. Por ai u konsiderua si zhgënjim i madh, kur besimtarët nuk e panë Jezu Krishtin. Por besimtarët e tij sot kanë ngritur kishën Adventiste. Në vitet 1970 dhe 1980 Hal Lindsei kur promovoi librin "Planeti i dikurshëm tokë", ku hidhte idenë se shumë shpejt do të vijë fundi i botës, duke u nisur nga pushtimi që sovjetikët i bënë Lindjes së Mesme. Viti 2000 gjithashtu kaloi, është përpara viti 2012, parashikimet për të cilin kanë fituar popullaritet të madh, kryesisht të interesuarit dhe ndjekësit e besimit maja.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›