E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google nën hetim

NEW YORK - Nëse kërkoni ne Google fjalët “google” dhe “antitrust” do të zbuloni se Google po përfundon në një hetim. Komisioni amerikanë që kontrollon biznesin dhe tregtinë “Federal Trade Commission” ka hapur një hetim kundra motorit të kërkimit me dyshimin se po kanalizon burimet web që i përkasin rivalëve drejt vetes, duke përdorur pozicionin e tij dominant.

Nuk është hera e parë që krijesa e Larry Page e Sergej Brin përfundon nën hetim, herën e fundit ishte Bashkimi Europian ai që hapi një proces kundra Google. Por këtë rradhe sipas Wall Street Journal, beteja zhvillohet në shtëpi dhe do të jet më seriozja dhe e vështira për Google, duke qënë se institucionet janë tepër të ashpra krahasuar me ato europiane.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›