Kroaci, Kosor: Vendimi i BE, ditë historike
BRUKSEL- Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, përshëndeti sot vendimin e Bashkimit Evropian për miratimin në parim të anëtarësimit të vendit të saj në BE në vitin 2013, duke u shprehur se një vendim i tillë historik përbën edhe një mesazh për të gjithë Ballkanin.
"E konsideroj këtë moment, që është historik, kaq të rëndësishëm për Kroacinë, si një mesazh themelor për Evropën Juglindore, për të gjithë fqinjët tanë", deklaroi Kosor për shtypin.
Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Kroacia, e cila shpreson një anëtarësim në verën e vitit 2013, do të jetë vendi i dytë që anëtarësohet në bllokun evropian, pas Sllovenisë, e cila u anëtarësua në BE që në 2004.
Vendimi i kryetarëve të shteteve dhe qeverive vjen në prag të ceremonive të 20-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kroacisë. "Gjithmonë kam thënë se nuk mund të ketë dhuratë më të madhe për Kraocinë dhe qytetarët e saj me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë se sa përfundimi i bisedimeve të anëtarësimit për t'u bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian i mbushur me krenari", vazhdoi Kosor.
Jadranka Kosor u angazhua se vendi i saj do të mbështesë vendet e tjera të Ballkanit në perspektivat e tyre evropiane. Për sa u takon përpjekjeve të Kroacisë, "ato kanë qenë herë pas here një rrugë e vështirë, por që më në fund u kurorëzua me sukses, deklaroi ajo.
"Mendojmë se një integrim në Evropë përbën rrugën e vetme për një paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitetin në Evropën Juglindore", vazhdoi ajo.
Liderët evropianë ranë dakord që bisedimet e Kroacisë për anëtarësimin të përfundojnë në fund të këtij muaji.
(m.a/ata/BalkanWeb)