E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Beogradi s'ka lidhje me sulmet serbe në veri

BEOGRAD- Shefi i grupit negociator serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç deklaron se ngjarjet në Kosovë ndikojnë keq në sigurinë e vendit dhe në procesin negociator. Sipas tij  "Beogradi zyrtar nuk ka asnjë lidhje me sulmin e ekstremistëve serb në kalimin kufitar në veri të Kosovës”

Stefanoviç e ka quajtur “shumë të dëmshme e shumë të pavolitshme” sulmin e ekstremistëve serbë ndaj pikëkalimeve kufitare.

“Ajo çfarë kanë bërë grupi i ekstremistëve dje (27.07.) në Jarinjë është shumë e dëmshme, shumë e pavolitshme për të gjithë dhe besoni kemi zhvilluar me orë të tëra bisedime me gjeneralin Bühler që të stabilizojmë gjendjen gjë që edhe e kemi arritur mbrëmë. Tani ka mbetur që të diskutojmë edhe për kalimin në Brnjak në mënyrë që plotësisht të normalizojmë gjendjen dhe njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre.” Ka thënë Stefanovic në një intervistë të botuar sot në Dwelle.

Shefi i grupit negociator hodhi poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës se “Beogradi zyrtar se qëndron pas grupit serb që i vunë zjarrin pikë-kalimit kufitar në Jarinje.

“Beogradi zyrtar e as serbët të cilët kanë protestuar në mënyrë paqësore gjatë kësaj kohe nuk kanë asnjë lidhje me aktin e ekstremistëve të cilët bënë dje atë që bënë. Ne për çdo rast jemi në gjendje që të zgjidhim problemin dhe nuk do të lejojmë që kjo ngjajrje shumë e pavolitshme dhe negative të shkatërrojë perspektivën e zgjidhjes paqësore.”
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Intervista e plote e Stefanoviç: Ngjarjet në Kosovë ndikojnë keq

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›