Salihi: Nuk iki nga Rapidi, do ta bind trajnerin
VJENË- Hamdi Salihi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të largohet, por do të luftojë për një vend titullari te Rapidi i Vjenës edhe këtë sezon.
Në një intervistë dhënë për gazetën “LAOLA1”, ai ka bërë të ditur situatën që e rrethon në klubin vjenez.
“Dy ndeshjet e para kanë qenë të shkëlqyera, pasi kemi 6 pikë, kemi shënuar 4 gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Por, tani vjen më e vështira, - thotë Salihi. – Largimi? Unë kam punuar shumë dhe nuk e kam humbur besimin te vetja. Do të qëndroj, sepse jam i sigurt që do të kem shanset e mia. Unë jam gati nëse trajneri më kërkon, di ta mbaj presionin”.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)