E Diel, 1 Nëntor 2026

Facebooku, kërcënuesi i të dhënave personale

Facebook po kërcënon gjithnjë e më tepër të miturit ndërsa ata janë përdorues të rregullt të rrjeteve sociale. Vartësia ndaj "Facebook" apo faqe të tjera të intenetit i ekspozon jo vetëm ndaj përmbajtjeve të dhunshme por kërcënon edhe privatësinë.

Në këtë rast, vendosja e gjeneraliteteve të sakta si dhe adresa e banimit i bënë përdouesit viktima të mashtrimeve dhe në rastin më të keq të abuizimeve seksuale.

Komisionerja për mbrotjen e të dhënave personale Flora Çabej shprehet e shqetësuar nga fenomeni "internet" dhe u kërkon prindërve të bëjnë kujdes nga ekspozimi i fëmijëve në këto rrjete sociale.
 

Sipas të dhënave 10% fëmijëve kanë krijuar varësi nga Facebook apo faqe të tjera të internetit. Komisionerja për mbrotjen e të dhënave perosale thotë se ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e arsimit për të mbrojtur fëmijët nga kërcënuesit virtual të paktën kur janë në shkollë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›