E Diel, 1 Nëntor 2026

Almeda Abazi aktore në serialin ‘Sulejmani i Madhërishëm’

TURQI - Pas pjesëmarrjeve në shumë aktivitete të ndryshme në Turqi, ku përveç bukurisë tregoi dhe talentin e saj, shqiptarja e njohur dhe fituesja e shumë kurorave të bukurisë Almeda Abazi e vazhdon suksesin e saj edhe në seriale televizive.

Popullariteti i saj pritet të rritet edhe më shumë pas pjesëmarrjes në serialin e njohur turk ‘Sulejmani i Madhërishëm’.

Personazhi që pritet të interpretojë Almeda është një vajzë italiane e quajtur Valeria, e cila së bashku me mikeshën e saj Cecilian jeton në pallatin mbretëror të Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe sillen në pallatin e Sulltanit.

(er.nu/indeks/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›