E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem 2 vende te numerimit te votave caktohen ne lokale private

Zgjedhjet KQZ percakton sallat. Njeri do te jete ne Paskuqan dhe nje tjeter ne Bashkine e Koplikut

Kinema biblioteka mensa salla shfaqjesh palestra pallate  kulture apo edhe lokale private e gjithe kjo kategori mjedisesh te mbyllura eshte perfshire nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si hapesire e nevojshme ku do te behet numerimi i votave per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ne nje seri aktesh te posacme qe perfshin te gjithe territorin e Shqiperise KQZ-ja ka miratuar propozimet e ardhura te cilat ne teresi perkojne me mjediset qe zakonisht shfrytezohen per situatat elektorale. Ajo qe bie ne sy nisur edhe nga problemet e hasura ne raundet e kaluara zgjedhore jane ambientet private te vena ne dispozicion per disa Komisione te Zones se Administrimit Zgjedhor. Ne te vertete per procesin e 8 majit deri me tani rezultojne vetem 2 vende ku numerimi i votave do te zhvillohet ne mjedise qe u perkasin personave private dhe keto jane KZAZ nr. 58 ne Paskuqan dhe KZAZ nr. 44 qe pergjigjet per Bashkine Koplik te dyja lokale me siperfaqe te pershtatshme. Nderkohe KQZ-ja nuk ka dhene ende nje vendim per 5 KZAZ ne mbare vendin per te cilat ende nuk ka nje konfirmim zyrtar lidhur me Vendet e Numerimit te Votave VNV. Konkretisht KZAZ nr. 10 ne Shijak KZAZ nr. 24 Bashkia Ballsh KZAZ nr. 25 Bashkia Gjirokaster KZAZ nr. 41 Bashkia Bushat dhe KZAZ nr. 65 Komuna Livadhja ne Sarande mbeten ende pa nje mjedis te miratuar. Duhet thene se ambiente te ketilla ku kryhet i gjithe procesi i numerimit dhe administrimit fizik te kutive te votimit deri ne dergimin e tyre ne KQZ behet me vendim te ketij te fundit qe deshmon edhe rendesine qe i jepet nje problemi te kesaj natyre. Por problemi real i mbarevajtjes dhe garantimit te procesit zgjedhor ne kohen e parashikuar nga ligji priret te vihet ne rrezik serioz nga pamundesia e prodhimit te fleteve te votimit per disa zona. Kreu i KQZ-se Arben Ristani ka deklaruar ne nje interviste televizive per Vizion Plus se koha fizike e mbetur ne dispozicion eshte e pamjaftueshme dhe per kete ka arsye teknike. Sipas tij nese nje gje e tille behet prezente atehere KQZ-ja do te jete e detyruar te shtyje procesin e zgjedhjeve ne ato zona ku nuk do te mund te sigurohet shperndarja e fleteve te votimit ne kohen e caktuar nga ligji. Kjo per arsye te vonesave qe partite politike diktuan me konfliktin e tyre. Nga ana e vet KQZ-ja edhe dje ka vijuar me miratimin e permbajtjes se fletes se votimit per 5 qarqe te vendit si per kryetare bashkie ne bashkite dhe komunat e qarqeve Durres Elbasan Shkoder Gjirokaster dhe Vlore ashtu edhe per keshillat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›