Fagu: Kalojmë Pogradecin, e më pas DinamonTë mërkurën Besa do të përballet me Pogradecin në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, teksa takimin e parë në transfertë verdhezinjtë fituan 3-2

Rrjetet sociale:
Për Besën humbja me Kastriotin (1-0) në Krujë në limitin e ndeshjes, gol i Orjand Abazajt në minutën e 92-të, ishte e para në nëntë javë kampionat. “Ishte një humbje aksidentale në Krujë, në një moment që askush nuk e priste”, - tha mbrojtësi i Besës, Erbim Fagu.
Të mërkurën Besa do të përballet me Pogradecin në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, teksa takimin e parë në transfertë verdhezinjtë e Duros e fituan 3-2, falë një goli të Daniel Xhafajt më minutën e 87-të.
“Në vështrim të parë është një ndeshje që duhet kaluar pa vështirësi, pasi kemi marrë rezultat të favorshëm në Pogradec. Por, gjithsesi mendje e të gjithëve është të ndeshja me Dinamon në kampionat e që do të luhet në Kavajë (ditën e hënë, 9 nëntor).
“A e mendoj fitoren? Sigurisht që mund ta fitojmë ndeshjen, pasi dhe në Krujë humbja ishte aksidentale. Për ndeshjen kundër Dinamos do të jetë i gatshëm edhe (Artion) Poçi, forcohemi akoma më shumë dhe jemi optimist për të ardhmen”.
Dinamo kryeson kampionatin me 23 pikë, 5 më shumë se Besa e vendit të dytë, 18.
Kupa e Shqipërisë, Turi i parë
Ndeshja e parë
Pogradeci-Besa 2-3
Shënues: 51’ Çela, 63’ Eminhazeri / 61’ Hasalla, 82’ Vrapi, 87’ Xhafaj
Numri i klikimeve - 199
E Marte, 03 Nentor 2009