E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti, kualifikimi formalitetKastrioti fitoi 4-0 ndeshjen e pare me Sopotin ne Librazhd

Rrjetet sociale:

Kastrioti është përpara një formaliteti në ndeshjen e kthimit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë me Sopotin e Librazhdit, nisur edhe nga fitorja e thellë në ndeshjen e parë në transfertë: 4-0, falë golave të realizuar nga Tali (3) dhe Abazaj (1).

Kastrioti fitoi në javën e fundit të kampionatit me Besën (1-0) e vendit të dytë, por në Fier do të jetë përballë Apolonisë së vendit të tretë, një ndeshje e vështirë kjo për krutanët.

Kastrioti ka grumbulluar 12 pikë në 9 javë (3F, 3B dhe 3 H).

Kupa e Shqipërisë, Turi i parë
Ndeshja e parë

Sopoti-Kastrioti  0-4
Shënues: 30’ Tali, 37’ Abazaj, 72’ Tali, 85’ Tali

Numri i klikimeve - 198
  E Marte, 03 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›