Afërdita Tushe, qitësja që konkurroi në garën e meshkujveNë “Munih 1972” në Gjermani u paraqit me Afërdita Tushën, Fatos Pilkatin dhe Ismail Ramën

Rrjetet sociale:
Qitja ka marrë pjesë në pesë nga gjashtë olimpiadat ku Shqipëria është përfaqësuar. Në “Munih 1972” në Gjermani u paraqit me Afërdita Tushën, Fatos Pilkatin dhe Ismail Ramën. Në “Barcelona 1992” në Spanjë me Enkelejda Shehun, në “Atlanta 1996” me Enkelejda Shehun dhe Diana Matën, në “Sidnej 2000” me Diana Matën dhe në “Pekin 2008” me Lindita Kodrën, por pa mundur dot të sjellë medalje. Detaji më interesant nga përfaqësimi i sportisteve femra në Lojërat Olimpike është ai i qitëses Afërdita Tushe, e cila mori pjesën e garën e zjarrit të meshkujve. “Në rregulloren e qitjes së asaj kohe lejohej, që femrat të bënin ushtrimet e meshkujve, qoftë me pistoletë dhe qoftë me pushkë, ndërsa meshkujt nuk mund të bënin të kundërtën”, - shpjegon Mikerezi. “Afërdita ishte një qitëse shumë e mirë dhe këtë ushtrim e zhvillonte në Shqipëri. Afërdita Tushe dhe Fatos Pilkati bënë të njëjtin ushtrim në Munih”. Afërdita ka mbajtur edhe flamurin e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Munihut, pikërisht në Lojërat Olimpike ku morri pjesë Shqipëria. “Ndryshe nga sportet e tjera ku mund të marrësh pjesë edhe me ftesë si atletika apo noti, në qitje e peshëngritje duhet të kapësh normën që të shkosh Lojërat Olimpike. Qitja ka norma shumë të forta olimpike, duhet të renditesh në vendet e para në kampionatet europiane, deri në të pestin në kampionatet botërore”.
Të gjithë sportistët e qitjes
në Olimpiada
“Munih 1972”
QITJE: Afërdita Tusha (flamurmbajtëse), Beqir Kosova, Fatos Pilkati, Ismail Rama
“Barcelona 1992”
QITJE: Enkeleda Shehu (flamurmbajtëse), Kristo Robo
“Atlanta 1996”:
QITJE: Enkeleda Shehu, Diana Mata
“Sidnej 2000”
QITJE: Diana Mata
“Pekin 2008”
QITJE: Lindita Kodra
Numri i klikimeve - 201
E Marte, 03 Nentor 2009