E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fahriu dhe gara për PD-në

Fahri BalliuNga Kristo Dhimitri

Debati i ditëve të fundit midis njeriut të Bodes dhe Fahri Balliut në disa gazeta, pasuar nga një batutë e Olldashit, duket se ende nuk është mbyllur.

Këshilltari i ministrit Bode vazhdon të jetë në Korçë duke punuar për Olldashin, ndërkohë që gazeta 55 ka ndalur sulmin ndaj tij.

Mesa duket fjalët e thëna nga Elvi Fundo, ku përmendet kunata e Fahriut, Gërdeci, ndërtimet e rrugëve dhe videoja e Fahriut me Dritan Priftin, duket se e kanë ndalur botuesin e gazetës 55 të vazhdojë sulmin e tij.

U tremb Fahriu apo i dhanë urdhër? Kjo ka pak rëndësi. Ajo që është e vërtetë është fakti se tani ka filluar një rrymë, e cila kurrsesi nuk mund të ndalet më as nga vetë Berisha.

Fahriu filloi një sulm me intrigën e tij duke përfolur emra dhe njerëz si pjesë e garës së PD në Korçë, ndërkohë që askush nuk e besoi në opinionin publik pasi i vetmi që i beson ato që thotë si gënjeshtra, është vetë Fahriu.

Ky u fundit u gjend përballë një sulmi të paprinciptë me fakte e argumente, me emra e pseudonime, me akuza të drejtpërdrejta, të cilat e detyruan të hyje në guaskën e tij duke vazhduar në hije lojën e nisur.

Një nga njerëzit e afërm të Andrea Manos, prefektit të Korçës, i cili ishte njeriu i pare i sulmuar nga Fundo në FB, citoi: Një drejtor 2 mijë euro dhe një karrierë, qartëson qëndrimin e lobit dhe lojën e vërtetë të botuesit të 55 në Korçë.

Balliu është përpjekur disa herë rresht të jetë deputet, por ka dështuar me sukses.

Mosha e tij e thyer tashmë po e bën të detyrueshëm një sulm të fundit për një karrige deputeti.

Balliu humbi garën edhe për Këshillin Kombëtar përpara disa vitesh, fiks në dhjetor 2009, kur Balliut me urdhër komisioni i shtoheshin 100 vota, por ai prapë nuk fitonte. Iu shtuan edhe 257 vota që të dilte fitues, por prapë nuk kishte vend në listë për të.

Mënyra më e mirë ishte të merrte strukturat. Filloi përplasjet në Pogradec, duke vendosur një njeriun e tij kryetar dege, pas një lufte të hapur me Boden.

Degën e fitoi njeriu i Fahriut, i cili i dha PD-së minus 13 mijë vota në Pogradec pak javë më parë.

Nga ana tjetër, përpjekja e tij ishte kapja e degëve dhe fraksionimi i tyre për të bërë të mundur që të fuste emrin ne listë si propozim nga baza. Por edhe këtu dështoi me sukses.

Me një përplasje të stisur me Elvi Fundon, këshilltarin e medias të ministrit Bode, Fahriu kthehu vëmendjen tek emri i tij.

Për më tepër tërhoqi pas vetes edhe median duke harruar atë çpo ndodhte vërtet në qarkun e Korçës.

Balliu në Korçë mbështetet nga ish- drejtori i Arsimit dhe prefekti i Korçës, Andrea Mano, një lidhje e vjetër e tyre. Gjatë kohës që Mano drejtonte arsimin, librat pa asnjë vlerë të Balliut konsumoheshin masivisht në shkollat e Korçës.

Nga ana tjetër Balliu luftoi tek Berisha që Mano të kandidonte për bashkinë e Korçës, garë e cila u humb nga Mano me minus 3200 vota.

Fushata nuk u kalua pa akuza për shpërdorimin nga Mano të qindra miliona lekëve, akuza që dëgjohen rëndom në Korçë.

Ajo që ndodh në Korçë është pikërisht loja e Balliut për të rrëmbyer PD-në në Korçë duke vënë në drejtimin e saj Andrea Manon (ky i fundit humbi garën për kryetar PD-je në vitin 2009 duke marrë vetëm 27% të votave në Konferencën e Degës së Korçës).

Nga ana tjetër, sipas Balliut, me ardhjen e Bashës, Korça do bëhet me dy kryetarë, Mano për qytetin dhe Ervin Salianji- nje njeri anonim për Korçën, por djali i një kryetari komune- kryetar për fshatin.

Nga ana tjetër në Pogradec Balliu po përpiqet të dorëheqë kryetarin e degës duke e zëvendësuar me kushëririn e tij, Fane Balliu, doganier në Kapshticë, sebepi i sherrit të Fahriut me Boden, pasi Balliu kërkonte që kushëririn e tij ta bënte kryetar komune ose drejtor dogane.

Në Devoll loja e Balliut synon që të bëjë kryetar Hekuran Hoxhallin, ish- kryetar dege, i cili ne zgjedhjet e fundit mbështeti në garë PS-në dhe kandidatin e saj, Ylli Ziçishti.

Vendosja e këtyre 3 personave do tia hapte qetësisht rrugën kandidimit të Balliut për deputet, pasi një vend në 5 emra të listës dhe i propozuar me shumicë nga baza do ta vinte Bashën me shpatulla pas muri duke i dhënë një koncesion thuajse të detyruar Fahri Balliut.

Në Korçë, pas përplasjeve të fundit, duket se Balliu dhe njerëzit e tij kanë bërë gati edhe strukturën e ardhshme drejtuese:

-Kryetar i degës së qytetit: Andrea Mano

-Kryetar i degës së fshatit: Ervin Salianji

-Sekretare Dege: Violeta Tici

-Kryetare e FRPD: Elda Gjançi

-Kryetare e LDG: Mevlude Isallari

-Nënkryetar: Zalo Bregu

-Kryetar në Devoll: Hekuran Hoxhalli

-Kryetar në Pogradec: Fane Balliu.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›