E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fahrmann zëvendëson Neuerin

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 21:47

Pas largimit të Manuel Neuerit në Bayern Munich, Schalke 04 ka transferuar portierin Ralf Fahrmann nga Eintracht Frankfurt për të plotësuar zbrazëtirën. 22 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Gelsenkirchen.

“Kam kaluar kohë të mrekullueshme në Frankfurt por jam i kënaqur që tani do të jem pjesë e një klubi si Schalke” tha ish reprezentuesi i Kombëtares U-21 të Gjermanisë për uebfaqen zyrtare të Schalkes. “Tani dua të zhvillohem më tepër dhe këtë mund ta bëjë në Schalke 04” u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›