Ulin euforine Beqaj e Duro Bosnja favorite

Sfida kundër Bosnje Herzegovinës afrohet, ndërsa me kalimin e ditëve futbollistët e kombëtares shqiptare kërkojnë të ulin euforinë e transportuar nga rezultatet positive të ndeshjeve të fundit. Eksperienca e lojtarëve si Arjan Beqaj dhe Klodian Duro i lejon lojtarëve të shohin me realizëm transfertën e 7 qershorit në Zenica.
Sipas tyre Bosnja është e favorizuar, por skuadra shqiptare i ka të gjitha mundësitë për një rezultat pozitiv nëse përsërit paraqitjet e ndeshjeve të fundit.
“Shqipëria ka treguar edhe me ekipe më të mira se Bosnja se mund t’ia arrijë qëllimit nëse ekipi luan mirë. Për mua favorite është Bosnja në këtë moment. Luajnë në fushën e tyre dhe u duhet fitorja patjetër. Ose ne, ose Bosnja, cilado të fitojë, do jetë një hap i madh përpara”-thotë Arjan Beqaj portier i Kombëtares.
“Duke pasur mbi supe edhe eksperiencën e mirë në këtë eleminatore, nga ndeshja me Rumaninë dhe ndeshja e parë e luajtur këtu me Bonjsën, duhet të jetë një ndeshje e rradhës dhe të shkojmë atje për një rezultat pozitiv”-thotë Klodian Duro mesfushor i Kombëtares.
Ndërkohë, kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe vazhdon përgatitjet në Durrës. Tekniku nuk ka asnjë problem me dëmtimet, një tjetër notë pozitve për kuqezinjtë në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Bosnjes.
Nertan Prifti