E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo e Zhuljeta ne TK. Rrefen rregjisori Bruno

“Romeo dhe Zhulieta” do të ngjitet në Teatrin Kombëtar në lojën e aktorëve krejtësisht të rinj. Kjo është zgjedhja e regjisorit italian të cilit i është besuar kryevepra e Shekspirit. Carlo Bruno thotë se kur u takua me aktorë të teatrit nuk e pati të vështirë të vendosë personazhet.

“Nuk e pata të vështirë të zgjedh aktorët pasi ishin shumë në Teatrin Kombëtar dhe e vështirë ishte të skualifikoje. Pastaj kërkova edhe në Akademinë e Arteve, pasi më duheshin aktorë të rinj dhe sigurisht besoj tek entuziazmi i këtyre të rinjve” u shpreh Bruno.

Tragjedinë e shkruar në mesjetë, Bruno e sheh të lidhur me ditët e sotme. Ai ka hequr disa personazhe dhe për herë të parë do të ngjitet në skenë edhe një fëmijë.

“Më dukej shumë interesante edhe tema që trajton kjo vepër, përplasja mes gjeneratave, prindërve dhe fëmijëve. Teatri ndërtohet në bazë të kohës, vendit dhe kushteve. Do jenë vetëm 10 aktorë në skenë.  Të keqen e kam vendosur brenda nesh, prandaj nuk ka nevojë as për personazhin e Tibaldos” u shpreh Bruno.

Teatri i cili do të ballafaqohet me skenën në fund të muajit do të sjellë një version ndryshe të një nga shfaqjeve më të aplikuara në skenat e botës, i cili do t’i takojë publikut shqiptar ta gjykojë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›