E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faisal:Sirianët kanë të drejtë të mbrohen

Ministri i Jashtëm saudit, princi Saud al-Faisal, tha se sirianët kanë të drejtë të marrin armët dhe të mbrohen.

“A ekziston diçka më e madhe se e drejta për të mbrojtur veten”, ka pyetur ai në një konferencë për mediat.

Faisal i ka bërë thirrje “Rusisë dhe të tjerëve” që të këshillojnë qeverinë siriane për të ndaluar vrasjet.

Rusia dhe Kina janë në mesin e një numri të vogël vendesh që kanë kundërshtuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara që dënojnë dhunën në Siri.

Muajin e kaluar, mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, i ka thënë presidentit rus, Dimitri Medvedev, se Rusia “është dashur të koordinohej me arabët, para se t`i vinte veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë”.

Protestat anti-qeveritare në Siri kanë nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 7,500 njerëz kanë humbur jetën në trazira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›