Faith: “Besueshmëria e BE në Kosovë është në rrezik".
Përfaqësuesi i ICO-së, në Kosovë, Pieter Faith është treguar kritik për Bashkimin Evropian, duke thënë se po rrezikon shumë nga kredibiliteti i saj, në sytë e qytetarëve. Në një intervistë për radion holandeze, “Radio 1”, Faith ka thënë se "besueshmëria e Bashkimit Evropian në Kosovë është në rrezik".
Ish- përfaqësuesi i BE-së, Faith ka paralajmëruar ditë të këqija për BE-në, nëse misioni Evropian dështon, për ti ndjekur penalisht kriminelët dhe nëse dështon heqja e vizave për kosovarët.
"Kjo do ti zemëronte shumë kosovarët", ka thënë më tej Faith.