E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, rrëzohet avioni me mbi 100 pasagjerë

Agjencia iraniane e lajmeve, “Fars”, raporton se avioni me 105 pasagjerë është rrëzuar në veri-perëndim të Iranit, afër qytetit të Orumiyeh-it.

Avioni po fluturonte nga kryeqyteti i Iranit, Teheran për në Orumiyeh. E përditshmja më e madhe turke “Zaman”, citon “Fars”-in të ketë njoftuar se nga 105 personat që ndodheshin në avion, 50 kanë shpëtuar. Më parë, televizioni iranian kishte njoftuar se në avion ndodheshin 156 persona.

Në vitet e fundit ka pasur mjaft aksidente ku janë përfshirë avionët iranianë. Aviacioni Civil i Iranit ka aviona me kushte tepër të këqija, shumë të vjetër dhe pak të sigurt.

Korrikun e kaluar një avion u përfshi nga flakët në Mashhad, duke vrarë 17 pasagjerë.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-01-09 18:50
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›