E Diel, 1 Nëntor 2026

Faith: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Decentralizimi dhe zgjedhjet lokale ishin dy problemet tek të cilat u fokusua më së shumti përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, në takimin më temën "Integrimi i bashkësive etnike". Sipas tij, është inkurajuese që pakicat kanë marrë një hap që të bëhen pjesë e këtij projekti, dhe po sipas tij është e dukshme që nga ky projekt janë arritur rezultate. Feith gjithashtu u ka bërë thirrje komuniteteve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, duke shtuar se zgjedhjet nuk janë vetëm një garë e partive, por ato ndikojnë edhe në formimin e jetës së çdo qytetari.
Nga ana tjetër, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, tha se Kushtetuta dhe ligjet me standarde të larta po u japin mundësi të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e një shoqërie funksionale dhe me mundësi të barabarta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›