E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, noton në distancën 5 km me këmbë të prangosura

Një notar peruan ka bërë histori duke notuar për një distancë prej 5 kilometrash me këmbë të prangosura për të promovuar liqenin Titicaca. Kjo ngjarje që kishte si qëllim tërheqjen e sa më shume turistëve, apo reklamimin e një ambienti te tillë natyror, u regjistrua të mërkurën. Ruben Medina Kruz, e nisi notin nga " Isla San Lorenzo" që ndodhet në pjesën qendrore të brigjeve peruane dhe e përfundoi këtë aktivitet sportiv në brigjet e qytetit El Callao. Medina është i njohur për stërvitjen që zhvillon në liqenin Titicaca dhe shpesh atij i referohen si "tritoni i Titicacas". Kjo nismë, e quajtur "Nga Titicaca në Paqësor", e cila synon të nxisë promovimin e Liqenit Titicaca në kompeticionin "shtatë mrekullitë e natyrës". Kjo inisiativë e Medinës tërhoqi vemendjen e shumë spektatorëve dhe mbështetjen e fuqishme të ekipit te tij kur mbërriti në El Callao. Ata festuan të gjithë së bashku pasi përfundoi noti. Vetë notari tregoi se notoi për dy orë e 50 minuta i prangosur dhe kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në këtë vend. Të tjerë notarë që i përqasen një aktiviteti të tillë kanë notuar në liqene , lumenj dhe ujëvara të ndryshme në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›