E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donadoni: Mutu mund ta udhëheqë skuadrën

Trajneri i Napolit, Roberto Donadoni, ka konfirmuar interesimin skuadrës së tij për sulmuesin e Fiorentinas, Adrian Mutu. Edhe pse rumuni disa herë e ka cekur se nuk dëshiron të largohet nga Viola skuadra të shumta janë të interesuara për të, kështu që Napoli duhet të përballet me konkurencën e Wolfsburg, Zenit St. Petersburgut, Shakhtar Donetsk dhe Besiktas për ta transferuar ish-sulmuesin e Chelseat.
"Ai është një lojtar karizmatik, i cili mund ta udhëheqë skuadrën. Nëse planifikojmë të kemi rezultate dhe të fitojmë trofe, atëherë duhet të transferojmë lojtarë si Mutu", ka thënë Donadoni për Prosport.ro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›