Faith fton serbët të votojnë

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, i ka ftuar serbët e Kamenicës që të dalin të votojnë më 15 nëntor.
Ne po i presim zgjedhjet e lira dhe demokratike të 15 nëntorit dhe shpresojmë se edhe komuniteti serb do ti përgjigjet ftesës sonë për të dalë në zgjedhje dhe kështu do të kemi edhe një komunë të re ku komuniteti serb do të përbëjë shumicën. Pra, në këtë mënyrë, duke vepruar sipas Planit të Ahtisarit, kryetari i Komunë së Kamenicës, ashtu edhe qeveria po kontribuojnë për formimin e komunës së Ranillukut, ka deklaruar Piter Feith gjatë vizitës që i bëri të mërkurën Ranillugut, lokalitet që pret të bëhet Komunë pas zgjedhjeve të 15 nëntorit.
Fakti që Kamenica do të mbetet pa një pjesë të territorit aktual, nuk përbën shqetësim për kryetarin e Komunës, Begzad Sinani. I kam pranuar përgjegjësitë dhe unë punoj në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe mesazheve ose bashkëpunimit që kam me Qeverinë e Kosovës, me kryetarin dhe faktorin ndërkombëtar, është shprehur Sinani.