Televizionet, pa balancë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk mund të ankohen lidhur me hapësirën që u kanë dhënë tri televizionet nacionale të Kosovës në kronikat televizive që pasqyrojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e nëntorit.
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka monitoruar kohëzgjatjen e paraqitjes së partive politike në kronikat zgjedhore të tri televizioneve nacionale, gjatë javës së dytë të fushatës elektorale.
Me monitorim është konstatuar se RTK dhe KTV i kanë dhënë hapësirë më të madhe AAKsë, ndërkaq TV21 ka mbuluar fushatën e LDKsë bindshëm më shumë sesa të partive të tjera.
Ndërkaq, kur është mbledhur kohëzgjatja e kronikave zgjedhore e të tri televizioneve, sipas hulumtimit, LDKja prin me 6005 sekonda, pastaj AAKja me 5411 sekonda, kurse PDKja është e treta, me 5284 sekonda.
Dukshëm më pak është mbuluar fushata elektorale e koalicionit AKR-LDD, megjithëse këto parti, sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, kanë më shumë votues sesa AAKja.
Kjo parti opozitare është në vendin e parë në kronikat e RTKsë, KTVsë dhe TV21, edhe kur është në pyetje antifushata, ndërkaq pas saj janë PDKja dhe LDKja.
Për mbulim të fushatës elektorale nuk mund të ankohet as Partia Socialdemokrate e Agim Çekut.
Në Radiotelevizionin publik të Kosovës, fushata e AAKsë është prezantuar me 2505 sekonda, e PDKsë me 2477, ndërkaq LDKja me 2092 sekonda. Koalicionit AKR-LDD i është dhënë hapësirë prej 1542 sekondash, pa u llogaritur mbulimi i aktivitetit të tyre veç e veç.
Televizioni tjetër, RTV21, ka dëshmuar se ka një afinitet të madh për përcjelljen dhe prezantimin e fushatës zgjedhore të LDKsë. Kësaj partie i është dhënë një hapësirë prej 3319 sekondave, ndërkaq PDKsë 1854, kurse AAKsë 1835 sekonda.
Në KTV hapësira më e madhe i është dhënë AAKsë me 1071 sekonda, pas saj renditet PDKja me 953 sekonda, kurse aktiviteti i LDKsë është mbuluar me vetëm 594. Fushata zgjedhore e Partisë së Agim Çekut është mbuluar vetëm 20 sekonda më pak sesa fushata e LDKsë.
Demokracia në Veprim ka monitoruar edhe hapësirën që i është dhënë aktivitetit elektoral të partive politike në gazetat kosovare.
Më së shumit hapësirë Koha Ditore i ka dhënë fushatës së PDKsë, 24 për qind, pastaj renditen LDK - 21 për qind, AAK 15 për qind dhe AKR-LDD me 13 për qind.
Në gazetën Express është kjo renditje sipas përqindjes: PDK - 26, LDK - 24, LDD-AKR 19, si dhe AAK me 18 për qind.
E përditshmja Zëri: LDK 29 për qind, AAK - 22, PDK - 21, ndërkaq koalicioni AKR-LDD me vetëm 8 për qind.
Gazeta Kosova Sot: PDK 26, LDK - 25, AAK 20, kurse AKR-LDD 10 për qind.
E përditshmja Infopress, hapësirë dukshëm më të madhe i ka dhënë PDKsë, 46 për qind. Pas saj renditen LDKja me 13 për qind, kurse AAKja dhe koalicioni AKR-LDD kanë nga 11 për qind.
Gazeta tjetër kosovare, Epoka e Re, ka mbuluar PDKnë me 36 për qind, AAKnë 19, LDKnë 17, dhe AKR-LDDnë 10 për qind.
Bota Sot hapësirën më të madhe i ka dhënë LDKsë, 34 për qind, koalicionit AKR-LDD 29 për qind, pastaj PDKsë 12 për qind, kurse AAKsë 10 për qind.
Fushata e koalicionit AKR-LDD ka zënë një hapësirë prej 36 për qind në gazetën Lajm, ndërkaq PDKja 18 për qind, AAKja 17, kurse LDKja 14 për qind.
E përditshmja tjetër, Tribuna Shqiptare ka prezantuar PDKnë me 29 për qind hapësirë, AAKnë me 21 për qind, koalicionin AKR-LDD 20 për qind, kurse LDKnë me 18 për qind.
Sa i përket hapësirës totale në të gjitha këto të përditshme, prin PDKja me 27 për qind, pas saj LDKja me 22 për qind, AAKja 17, kurse AKR-LDDja me 16 për qind.