Rama: Shqipëria në krizë të shumëanshme

Lushnja do të jetë qytetit ku Partia Socialiste do të vijojë protestën e radhës për hapjen e kutive të votimit. Kreu i PS-së Rama tha se nesër në Lushnje PS-ja do të kërkojë edhe një herë transparencën e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se Shqipëria është në krizë të shumëanshme . "Varfëria po tërheq çdo ditë familje dhe komunitete të pambrojtura që nuk përballojnë dot jetesën", tha Rama. Kreu i PS-së tha se arka e shtetit është bosh.
Sipas tij, shteti është drejt degradimit dhe rasti i Meidut dhe Bashës janë shprehja kuptimplotë e formës së një pushteti të paligjshëm. "Kjo qeveri është e gatshme për t'iu kundërvënë ligjit dhe drejtësisë për të mbrojtur interesat korruptive", pohoi ai. Sipas Ramës, pushteti është palegjitimitet.
Duke iu referuar rasteve të Dibrës dhe Fieri ku të sëmurë mendore mbaheshin lidhur me zinxhirë, Rama tha se këto raste ishin dëshmi e plotë e dështimit të shtetit.