E Diel, 1 Nëntor 2026

Fajon- Berishës: Plotësoni kushtet, verën e 2010 pa viza

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në Këshillin e Ministrave europarlamentaren Tanja Fajon. Ajo vlerësoi hapat e bërë në plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave dhe theksoi se "Komisioni Evropian do të dërgojë një delegacion në Shqipëri brenda këtij viti për të parë hapat që ka bërë vendi dhe unë uroj dhe jam e bindur që brenda marsit të vitit tjetër të gjitha kërkesat dhe kriteret do të arrihen, në mënyrë që në verën e vitit të ardhshëm shqiptarët të mund të lëvizin pa viza"- shpreh Tanja Fajon.
Ndërkaq, Berisha vlerësoi Rezolutën e Parlamentit Evropian në mbështetje të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe u shpreh se kjo është një gjë pozitive jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit.
Qeveria shqiptare, vijoi Kryeministri, ka një bilanc pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar në vend, duke pasur një politikë të tolerancës zero kundër krimit. Në këtë aspekt Kryeministri nënvizoi se po modernizohet kontrolli i kufijve të Shqipërisë dhe është fakt mjaft pozitiv që falë kësaj lufte vendi ka një indeks të ulët të kriminalitetit, më të ulët se mesatarja e vendeve të BE.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›