E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy makina, shoferi rëndë në spital


FIER- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e së premtes në rrugën nacionale Fier- Patos. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Patosit rreth tre kilometra larg kësaj bashkie. Një mjet tip Polo me targa të huaja "STA 04287", i cili shkonte në drejtim të Fierit është përplasur me një mjet tip benz me targa "FR 6615 C". Drejtuesi i Polos, A. Lloshi banues në lagjen "16 tetori" të qytetit të Fierit, ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur nga mbrapa makinën tjetër. Përplasja ka qenë shumë e fortë ku si rezultat, drejtuesi i Polos ka dalë nga xhami i përparmë i mjetit duke përfunduar jashtë rrugës. Ai ka marrë plagë të renda në trup dhe është shpënë me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit. Gjendja e tij e rëndë ka detyruar mjekët që ta dërgojnë me urgjencë në spitalin ushtarak në kryeqytet. Ai është dërguar me një ambulance pothuajse në gjendje kome. Drejtuesi i mjetit tip Benz ka marrë plagë të lehta. Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›