E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme, fitojnë kandidatët e PD

Blendi Fuga i Partisë Demokratike është fitues i zgjedhjeve në nëjsinë bashkiake numër 10 në Tiranë. Nga 4 251vota të vlefshme, 3 385 janë marrë nga kandidati i PD-së, Blendi Fuga dhe 866 nga Gjergj Thomai i LSI-së. Në votime morën pjesë 20% e zgjedhësve ndërkohë që të gjitha materialet janë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Numërimi i votave në njësinë 10 përfundoi në orën 01:00 të mëngjesit.
Në komunën e Otllakut është shpallur fitues kandidati
i PD-së, Muharrem Hoxha me 2406 vota. Ndërkohë që
kandidati i LSI-së, Nasip Gjoka mori 316 vota. Në votimet morën pjesë 3200 votues, nga 10. 205, ose 31.3% e votuesve. Për të dhënë rezultatet u numëruan 15 qendra votimi.
Në Bashkinë e Klosit fitues është shpallur kandidati i PD-së, Ramazan Mjeshtri. Ai mori 2613 vota, kundrejt kandidati të LSI-së, Xhevdet Reçi i cili mori 976 vota. Në votimet e kësaj bashkie morën pjesë 50% e votuesve dhe u numëruan 15 qendra votimi.
Edhe në Bashkinë e Fushë-Arrëzit fitues është shpallur kandidati i PD-së
Alfred Qasa i cili mori 969 vota. Kandidati i LSI, Dedë Gjergji mori 445.
Zgjedhjet në komunën e Fierzës kanë shpallur fitues kandidatin e PD-së,
Gjelosh Peplokaj me 900 vota. Kandidati i LSI-së,
Mehmet Ponari mori 47 vota. Në zgjedhje morën pjesë 55.3 e votuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›