E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pershendet gazetaret me shembullin e Arditit

Ceremonia Kryeministri zhvillon pritjen e pervitshme me median Nuk do te kete procese ndaj jush

Kreu i qeverise Sali Berisha organizoi dje nje pritje per gazetaret dhe drejtuesit e mediave ne Pallatin e Brigadave pas premtimit qe mbremjen e munguar me ta ne fundvit do ta organizonte ne fillim te 2012-s. Me nje pamje te cliret Berisha ka preferuar ta perqendroje fjalen e tij tek show man i njohur shqiptar Ardit Gjebrea i pranishem ne pritjen ceremoniale. Madje sipas Berishes prania e tij ne salle kishte bere qe ta ndryshonte tekstin e fjales se tij duke e bere ate me poetike. Shoh ketu midis nesh Ardit Gjebrene dhe menjehere fjala ne mendje me ndryshon. Fjala e lire mund te krahasohet vetem me nje gje me dashurine. Me frymezoi Arditi per kete cka do te thote perkujdesje perkushtim i madh dhe luajalitet ndaj saj sepse nder te gjitha vlerat e lirise asgje me te rendesishme nuk ka kjo eshte e para - deklaroi Berisha duke theksuar se vetem njeriu qe fliste lirshem ishte nje njeri me dinjitet. Duke e pare median si sinonim te fjales se lire Berisha theksoi se qeveria qe ai drejtonte do te bente te gjitha perpjekjet per tju siguruar mediave liri. Sipas Berishes ky vit do te ishte viti i dekriminalizimit te shpifjes si nje akt e vendosmeri e politikaneve shqiptare per te zgjeruar me tej hapesiren e fjales se lire e te mendimit te lire dhe per te mos perdorur me askush manipulime. Shpreh kenaqesine se - ne memorien time ndofta jam gabim - se viti qe kaloi nuk ka pasur procese ndaj mediave nga administrata shteterore dhe ju garantoj se nuk do te kete sa te jete kjo administrate nen drejtimin e kesaj qeverie. Ajo nuk do te mund te ngreje as edhe nje proces te vetem penal apo civil ndaj fjales se lire ndaj jush - premtoi Berisha ne pritjen per gazetaret dhe drejtuesit e mediave ne vend. Pas fjales se shkurter qe kreu i qeverise mbajti preferoi te ndalej gjate duke shkembyer biseda batuta dhe fotografi me gazetaret te cilet ishin mbledhur ne Pallatin e Brigadave. Kreu i qeverise u mundua qe te qendronte larg komenteve politike duke preferuar ti uroj gazetaret per suksese ne punen dhe misionin e tyre dhe po keshtu ti falenderonte per pjesemarrjen. Ne ceremonine e pritjes se medias Berisha kishte ftuar keshilltaret dhe bashkepuntoret ne Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›