PDIU kunder qeverise per Vetevendosjen
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet doli dje ne mbrojtje te protestes qe pritet te organizohet sot nga levizja Vetevendosje ne Kosove ne piken doganore te Merdares qe ndan kete shtet me Serbine. Permes nje deklarate per shtyp te sekretarit per Marredheniet me Publikun Ardit Bido PDIU shfaq nje qendrim te kundert me ate te qeverise shqiptare per kete proteste ku pritet te marrin pjese dhe shume qytetare qe jetojne ne Shqiperi. Sipas Bidos PDIU si nje parti qe ka shpallur interesin kombetar si bosht te veprimit te saj politik nuk mund te qendroje indiferente perpara kesaj nisme. Duke e quajtur protesten te organizuar mbi nje kauze te drejte PDIU shprehu qendrimin se mbajtja e saj eshte nje e drejte themelore ne nje vend demokratik. Protesta do te zhvillohet ne menyre simbolike ne pikat kufitare dhe duke qene se e drejta per tu organizuar ne tubim eshte nje e drejte themelore e njeriut ideja e levizjes Vetevendosje eshte dicka krejt normale. Nderkohe vlen per tu theksuar se ajo mbeshtetet ne nje kauze te drejte dhe po kryhet si nisme e nje partie politike theksohet ne deklaraten e PDIU-se. Sipas PDIU-se protesta eshte menduar si gjitheperfshirese duke ftuar te marrin pjese te gjitha grupet e interesit te prekura nga mungesa e reciprocitetit me Serbine. Protesta ka per qellim qe te rrise vetedijen per fatin e prodhimeve vendase per zhvillimin e industrive vendore per shkeputjen nga varesia e prodhimeve serbe prandaj eshte per tu pershendetur dhe shkon ne nje linje me objektivat e PDIU-se theksohet ne deklarate duke u permendur edhe premtimi i Albin Kurtit se protesta do te mbetet deri ne fund paqesore. Nisur nga keto PDIU vlereson se retorika apo qendrimet e forta qe rrisin tensionin nga te gjitha anet qe vijne perfshi dhe nga Shqiperia jane te shperpjesetuara. Ne duam shume te besojme se ky karakter paqesor i protestes do te ruhet deri ne fund dhe te gjitha palet te ruajne gjakftohtesine shprehet PDIU. Kjo parti thekson se per shqiptaret kudo qe jane eshte shume e rendesishme te ruhet imazhi i popullit shqiptar si popull liridashes qe respekton ligjet institucionet uniformen e shtetit te vet pronen e ligjshme dhe paqen ne rajon.