Ambasadat shqiptare sherbime edhe per shtetasit e Kosoves
Shqiperia dhe Kosova hedhin hapa te rinj drejt unifikimit duke ndermarre nisma per ndihme reciproke. Nje vizite e ministrit te Jashtem kosovar Enver Hoxhaj ne Tirane ka konfirmuar hapjen e metejshme te te dyja vendeve me theks bashkepunimi ne fushen ekonomike dhe ate konsullore. Ne marreveshjen e nenshkruar dje me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto eshte rene dakord per perfaqesimin konsullor te Kosoves nga Shqiperia ne ato vende ku Prishtina zyrtare nuk ka akreditim diplomatik. Nje marreveshje te tille Shqiperia e ka nenshkruar pak muaj me pare me Italine fqinje duke afruar edhe me shume partneritetin me te. Nderkohe eshte rene dakord qe te mblidhet sa me shpejt edhe Komisioni Ekonomik i Perbashket per integrimin e tregut te dy vendeve si nje treg i hapur dhe per integrimin e vendeve te tjera te rajonit. Me synime ekonomike konkrete te dy ministrat kane artikuluar ne planin politik disa shqetesime qe se fundmi po sherbejne si lende e levizjeve me sfond nacionalist nga te dyja krahet e kufirit. Marreveshja e sotme kishte te bente me vendosjen e sherbimit konsullor te Republikes se Shqiperise ne funksion te sherbimeve konsullore edhe per Republiken e Kosoves nje model i cili po behet me shume shtete te botes. Edhe ne do ta perdorim me sukses me qellim qe tu shkojme sa me prane qytetareve te Republikes se Kosoves dhe te Republikes se Shqiperise sigurisht ne ato vende ku Kosova ka perfaqesite e saj diplomatike tha ne fjalen e tij ministri i Jashtem shqiptar Emdond Haxhinasto. Edhe nje here ai ka perseritur se Shqiperia distancohet nga qendrimet dhe veprimet ekstremiste sic eshte bllokimi i rrugeve duke nenvizuar se angazhimi i Shqiperise mbetet konstant per integrimin e Kosoves ne strukturat euroatlantike. Nga ana e vet Hoxhaj teksa ka pershendetur frymen e bashkepunimit me Shqiperine marreveshjet e nenshkruara me homologun e tij ka dhene nje pergjigje thuajse si e ajo kryeministrit kosovar Hashim Thaci sa i perket veprimeve te sinjalizuara nga levizja Vetevendosja. Tani eshte shteti i Kosoves institucionet e Kosoves jane ato te cilat kane pergjegjesi sesi te sillen karshi Serbise. do sjellje e dhunshme cdo akt i cili eshte kunder ligjeve dhe Kushtetutes se Republikes se Kosoves per ne si qeveri e Kosoves eshte i papranueshem. Ne nuk duhet te imitojme askend ne Ballkan por duhet te sillemi ne formen me dinjitoze si nje shtet europian si nje shtet demokratik dhe si nje shtet ne fushen e marredhenieve nderkombetare me pergjegjesine e plote qe ai ka tha ai. Hoxhaj ka zhvilluar pasdite edhe nje takim me kreun socialist Edi Rama.