Fajon: Kosova të mos diskriminohet, të gjendet zgjidhja për heqjen e vizave
kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet gjetur zgjidhje për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave. Banorët e Kosovës nuk duhet të diskriminohen, por shumëçka varet nga autoritetet e Prishtinës, tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon. E pyetur se çfarë mund të presin vendet e rajonit nga konferenca e Sarajevës, më 2 qershor, Fajon tha se është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal që vendet përfundimisht të jenë të gatshme të bisedojnë me njëra-tjetrën dhe ta forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik, por çka është më e rëndësishme edhe kontaktet ndërmjet njerëzve. Ajo tha se kjo konferencë do të ketë më shumë rezultate simbolik dhe kjo është për shkak të pranisë aty të ministrave të jashtëm të rajonit dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar çështje që janë të rëndësisë së madhe për qytetarët e rajonit. Natyrisht, pak ditë përpara ne të gjithë po presim një vendim të Komisionit Evropian rreth liberalizimit të vizave dhe mendoj se ministrat do të jenë në gjendje të diskutojnë rreth hapave të ardhshëm të vendeve në rajon, në këtë rast për Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë, por natyrisht edhe sa i përket Kosovës ata duhet të shikojnë se kur njerëzit e këtij vendi do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në territorin e Bashkimit Evropian, u shpreh ajo. E pyetur nëse ka rrezik që në muajt e ardhshëm Kosova të mbetet i vetmi vend i rajonit jashtë liberalizimit të vizave, raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, u shpreh se Kosova është lënë jashtë këtij procesi dhe se kërkesat që duhet plotësuar u janë propozuar gjithë banorëve, përfshirë edhe atyre me shtetësi serbe, pa përmendur ndonjë proces që mundësisht do të çonte në përmbushjen e këtyre kërkesave. E dimë se shtetet anëtare të BE-së aktualisht nuk pajtohen rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës, por mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova ta marrë udhëzuesin për vizat, por më duhet të them se shumica e punës varet nga autoritetet e Kosovës, është në duart e politikanëve të përgjegjshëm në Kosovë që ti angazhojnë të gjitha pjesët e shoqërisë në Kosovë për të punuar në rrugën drejt integrimit evropian. Kërkohen të bëhen shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mendoj se është shumë e domosdoshme që Kosova ta marrë shumë seriozisht angazhimin e vet kur bëhet fjalë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, vlerësoi Fajon. Ajo informoi se Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të interesuara, por edhe Parlamenti Evropian janë duke e bërë më të mirën e tyre që ta përfshijnë Kosovën në dialogun e liberalizimit të vizave sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e rëndësishme për autoritetet e Kosovës që të punojnë shumë dhe pastaj unë jam e sigurt se Komisioni Evropian dhe institucionet shumë shpejt do ta gjejnë një rrugë se si ta angazhojnë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Unë jam e bindur se Kosovës i duhet udhërrëfyesi për vizat dhe asaj i duhet dhënë mundësia ti implemetojë të njëjtat reforma që i kanë implementuar pesë shtetet tjera të rajonit, vijoi ajo. Duke rikujtuar se pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet i pavarur, Fajon shtoi se është shumë e rëndësishme që të gjenden zgjidhje për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave. Së dyti, nuk duhet të ketë diskriminim ndaj banorëve të Kosovës.