E Diel, 1 Nëntor 2026

Fajon: Shqipëria këtë vit në Listën e Bardhë të Vizave

BRUKSEL-Eurodeputetja Tanja Fajon tha se shpreson se Shqipëria do të hyjë në procesin e lehtësimit të vizave brenda këtij viti dhe se Kosova nuk do të mbetet, siç u shpreh, një “vrimë e zezë” në hartën e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë dhënë për BBC, Fajon e pyetur rreth përjashtimit të Shqipërisë e Bosnjës nga procesi i liberalizimit të vizave për Ballkanin, u shpreh optimiste. “Kam shprehur keqardhjen time që në korrik të vitit të kaluar kur Shqipëria dhe Bosnja nuk u përfshinë në të ashtuquajturën listë të bardhë të vizave. Por më erdhi mirë kur pashë se të paktën tri vendet e tjera fqinje morën këtë regjim të vizave. Unë shpresoj se Shqipëria dhe Bosnja do të hyjnë në këtë proces të lehtësimit të vizave këtë vit”. E pyetur nëse “a ka qenë Kosova e përjashtuar nga ky proces i liberalizimit të vizave për shkak të moszhvillimit të saj dhe frikës në BE se do të këtë një fluks të madh të qytetarëve të saj që do të largoheshin menjëherë”, Fajon e kundërshtoi këtë. “E para mund të them se nuk është e përjashtuar sepse ka frikë edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën gjithashtu. Problemi kryesor është statusi i pazgjidhur i Kosovës. Sepse siç e thash janë ende 5 anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”. Duke u përqëndruar tek Kosova, Fajon theksoi se Kosova nuk do të duhej të mbetej një “vrimë e zezë” në hartën e Balkanit Perëndimor. “Është e vështirë që ta kuptojnë gjeneratat e reja dhe studentët në Kosovë, të cilët ndoshta asnjëherë në jetën e tyre nuk arritën të udhëtojnë jashtë”. Fajon tha se shpreson se do të ketë kurajo edhe nga BE-ja që të gjejë një zgjidhje për të filluar dialogun për vizat edhe me Kosovën. Pyetjes se kur do të fillojë ky dialog, eurodeputetja tha se poblemi qëndron jot e koha, por tek zgjidhja që do ti jepet kur të nisë ky dialog. “Unë shpresoj se do të fillojë një proces këtë vit për ta përfshirë Kosovën në liberalizim të vizave. Është shumë e vështirë të flasim tani se çfarë zgjidhje mund të gjejmë, por ne mund të mendojmë që të gjejmë një zgjidhje në mesin e dy apo tri vendeve, ose në mënyrë bilaterale që njerëzit të gjejnë një lloj marrëveshje për të udhëtuyar lirshëm në BE”. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›