Sosin shirat, Ikën uji nga lagjet periferike te Shkodrës
SHKODER- Qarku i Shkodrës hyri sot në ditën e 14 të përmbytjeve. Prej dy ditësh kanë ndaluar reshjet të shiut, pas një periudhe 2 javore me reshje të dendura, duke kthyer tek banoret e zonave të përmbytura shpresën për normalizimin e situatës.Ndonëse është rritur sipërfaqja e tokës së zhytur nën ujë, niveli i ujërave ka shënuar rënie jo vetëm në qytet, por edhe në komunat e izoluara nga përmbytjet.Gazetarët e NEëS24informojnë sot në mëngjes se në qytetin e Shkodrës, në lagjet periferike, të përmbytur është ulur ndjeshëm niveli i ujit. Në lagjet e dëmtuara nga përmbytjet janë Bahcallëku, Ajasëm, Kirasi, Livadet, Shtëpia e Mushkonjës është e dukshme rënia e nivelit të ujit falë dhe ndëryrjes së ekspertëve nga Maqedonia dhe Kosova për normalizimin e situatës me pompa thithëse.Problematike mbeten zona e nënshkodrës. Komunat e Velpojës, Bushatit, dhe Ana e Malit vazhdojnë të mbesin të izoluara nga uji: Forcat e ushtrisë gjatë gjithë ditës së djeshme kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe koncentrate për bagëtitë për banorët e izoluar.Shpërndarja e ndihmave dhe operacionet e tjera është kryer sipas planit të parashikuar në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile.Presidenti Topi, ambasadori amerikan John ëithers dhe ambasadori i Komisionit Europian Helmut Lohan, ambasadori spanjoll Montobio, vendi i të cilin mban presidencën e rradhës së BE, pritet të shkojnë sot në qytetin verior te Shkodrës ku do te vizitojne zonat e permbytura.Sipas njoftimit zyrtar te presidences kreu i shtetit si dhe përfaqësues të lartë të trupit diplomatik do të shohin nga afër gjëndjen e vështire te krijuar ne kete zone si pasoje e permbytjeve te renda te shkaktuara aty.(s.g/news 24/BalkanWeb)