Fajon: Shtetasit e Kosovës të mos diskriminohen me viza nga BE-ja
"Duhet gjetur zgjidhje për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave. Banorët e Kosovës nuk duhet të diskriminohen, por gjithçka varet nga autoritetet e Prishtinës", tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon. Sipas saj kërkohen përpjekje edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
E pyetur fillimisht se çfarë mund të presin vendet e rajonit nga konferenca e Sarajevës, më 2 qershor, Fajon tha se "është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal që vendet përfundimisht të jenë të gatshme të bisedojnë me njëra- tjetrën dhe ta forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik, por çka është më e rëndësishme edhe kontaktet ndërmjet njerëzve". Ajo tha se kjo konferencë do të ketë më shumë rezultate simbolik dhe kjo është për shkak të pranisë aty të ministrave të jashtëm të rajonit dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar çështje që janë të rëndësisë së madhe për qytetarët e rajonit.