E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazira në Xhamajkë, katër të vdekur



Forca policore dhe ushtarake po përleshen me mbështetësit e drejtuesit të një rrjeti të trafikut të drogës në Kingston, që është kryeqyteti i Xhamajkës. Nga kjo situatë e tensionuar e krijuar së fundmi, të paktën katër persona janë vrarë, përfshirë edhe dy policë dhe një ushtar. Kryeministri Golding ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të kryeqytetit. Tensionet filluan kur qeveria njoftoi se do t'i dorëzonte autoriteteve amerikane Kristofer Dudu Kok (coke), i akuzuar për trafik droge dhe organizim bandash. Ndërkaq aeroporti i qytetit te Kingstonit, ne Xhamajkë, është mbyllur për shkak të luftimeve të armatosura mes forcave të policisë dhe bandave të narkotrafikut dhe për pasojë shumë fluturime janë anuluar. Aktet e dhunës rrezikojnë të zgjerohen përtej kryeqytetit dhe për këë Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin udhëtimet në kryeqytet dhe rrethina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›