Tajlandë, mandat-arresti për ish-kryeministrin Shinawatra
Një mandat arresti për terrorizëm, është lëshuar nga autoritetet tailandeze, për ish kryeministrin e vendit Thaksin Shinawatra. Po ashtu është shtyrë edhe për 4 ditë gjendja e shtetrrethimit, deri të shtunën ne datën 29 maj. Mandati për arrestimin e ish kreut të qeverisë tailandeze, është lejuar nga një gjykatë dhe u shpërnda pas përplasjeve të fundit të dhunshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Taksin Shinawatras, apo siç njihen ndryshe "këmishat e kuqe". Shinawatra, manjati i televizioneve, i përkrahur nga shtresat më të varfëra të popullsisë, u largua nga pushteti nëpërmjet grushtit të shtetit në vitin 2006.