Fajon: Vizat, Kosova të mos mbetet vrimë e zezë
BRUKSEL-Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor, Tanja Fajon ka deklaruar se të gjithë duhet të kryejnë pjesën e tyre të punës dhe se nuk duhet humbur kohë në këtë rajon.
“Me ndarjet në shtete të mira dhe të dobëta rrezikojmë ndarje edhe më të mëdha dhe jostabilitet në rajon. Kemi dashur që nga kjo verë të heqim vizat (për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën) dhe kemi bërë thirrje që sa më parë të gjejmë zgjidhje edhe për njerëzit në Kosovë”.
“Nuk guxojmë të lejojmë ekzistimin e vrimave të zeza në hartën e Ballkanit Perëndimor, i cila nodnjëherë duket si mozaik", është shprehur Fajon gjatë një ligjërate në Institutin e Studimeve të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit në Lubjanë.
(d.b/BalkanWeb)