Eksodi 1999, sot marshimi i kosovarëve drejt Kukësit
KUKES- Qyteti i Kukësit pret sot mijëra qytetarë nga Kosova për të përkujtuar eksodin e pranverës ‘99. Si cdo vit mijëra kosovarë do t’i drejtohen sot qytetit të Kukësit me moton: "kujtojmë për të mos harruar".
Marshimi nga të gjitha viset e Kosovës, është kthyer në traditë të përvitshme, në kujtim të eksodit biblik të pranverës ’99, kur afro gjysmë milioni kosovarë, të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre, iu drejtuan familjeve mikpritëse kuksiane e të gjithë Shqipërisë.
Qyteti i Kukësit, është zbukuruar me flamuj kombëtarë e kosovarë dhe ka planifikuar një sërë aktivitetesh.
Kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halila do të presë një përfaqësi të komisionit organizator të marshimit, ndërsa në sallën e madhe të pallatit të kulturës "Hasan Prishtina do të jepet një koncert artistik me artistë kosovarë e kuksianë. Gjithashtu do të kryhen vizita dhe biseda me të rinjtë, te memoriali i mirënjohjes.
Për ecurinë sa më të mirë të veprimtarive nga forcat e policisë janë dyfishuar postoblloqet e lëvizshme në aksin rrugor Morin-Kukës, ndërsa nga policia kufitare këtej e andej kufirit janë krijuar lehtësirat e kontrollit për të shmanguar radhët e gjata.
(s.g/atsh/BalkanWeb)