E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama: Zero rritja ekonomike, qeveria fsheh krizën

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përsëritur sërish sot se kriza ekonomike po fshihet nga qeveria dhe se ekonomia po degradon çdo ditë e më shumë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PS, Rama theksoi se po spekulohet çdo ditë me këtë krizë nga ana e qeverisë.

“Dua ta rivë theksin tek spekulimi i përditshëm, me shifrat në funksion të mbulimit të krizës duke iu referuar edhe këtë herë jo shifrave tona, jo shifrave të dala nga analizave që ne bëjmë të materialeve nga Institucioni i Statistikave të manipuluara, por duke iu referuar shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilave jemi sot në kushtet se çka tha Partia Socialiste dhe opozita shqiptare është plotësisht korrekte”.

Sipas Rames cdo shqiptar eshte koshient per krizen ekonomike, edhe pse qeveria manipulon shifrat ekonomike. Rama akuzoi se rritja ekonomike e vitit 2009 praktikisht ka qenë zero. “Përvec kësaj i gjithë trendi i grafikut të rritjes vazhdon të shkojë në rënie”, tha Rama para pak momentesh.

Duke përmendur të dhënat nga Banka e Shqipërisë, Rama tha se deficiti buxhetor tregon lehtësisht se nuk ka pasur rritje ekonomike reale vitin e shkuar. “Së dyti, dua ti referohem një shifra zyrtare të dhënë që konfirmon atë që ne kemi përsëritur në mënyrë këmbëngulëse se nuk ka rritje të eksporteve në vitin 2009, përkundrazi ka rënie të tyre dhe kjo është një rënie që vazhdon edhe gjatë periudhës që ne flasim”, tha më tej kreu socialist.

Ai përmendi edhe faturat e ujit, duke nënvizuar se çmimi është rritur me 75% gjatë muajit të fundit. “Njëri aspekt është mbulimi i krizës dhe ana tjetër është trajtimi i krizës në mënyrë më të papërshtatshme dhe duke vazhduar me një politikë ekonomike shkatërruese që shton koston për qytetarët dhe ekonominë e vendit dhe nuk krijon asnjë mundësi për të dalë nga kjo krizë”, vijoi deklaratën shefi i opozitës.

Sipas Ramës të gjitha këto vijnë nga keqqeverisja në Shqipëri që nisi me grabitjen elektorale dhe pllakosi me krizën ekonomike.
“Mirëqeverisja është rezultat i një kontrate me popullin, kontratë kjo e përfaqësuar treciprokisht, por në rast se kontrata griset dhe imponohet një kontratë ku një nga palët nuk bie dakort, këtu nuk kemi me mirëqeverisje, kemi një pushtet që vjedh votat”.

Edhe njehere Rama perseriti se protestat jane e vetmja rruge per ter kundershtuar padrejtesite nga pushtetit duke bere thirrje per protesten e madhe me 30 prill qe opozita do organizoje ne qender te Tiranes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›