E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Zgjerimi nuk është prioritet i BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Evropian aktualisht nuk është prioritet, por, megjithatë, ky proces nuk rrezikohet kur është fjala për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.“Në një situatë të krizës ekonomike, e cila ka përfshirë Bashkimin Evropian që gjashtë vjet, zgjerimi nuk është në krye të agjendës së BE-së. Megjithatë, ky vit mund të jetë domethënës për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Fajon për mediat serbe.

Sipas saj, nga rajoni vijnë vazhdimisht lajme pozitive. Fajon ka veçuar këtu Kroacinë, e cila do të bëhet anëtare e BE-së më 1 korrik, ndërsa ka thënë se Mali i Zi ka qenë gjithmonë shembull pozitiv për rajonin.

Fajon është anëtare sllovene e Parlamentit Evropian dhe raportuese e këtij institucioni për çështjet e vizave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›