E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV kërkon hetime për rastin e blerjes së IPKO-s

Pas publikimit të lajmit se autoritetet sllovene kanë arrestuar shtatë persona në Slloveni për keqpërdorimin e detyrës dhe dëmtimin që ia kishin shkaktuar kompanisë Telekom Slovenije gjatë blerjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë IPKO.

Përmes një komunikate kjo lëvizje, ka kërkuar llogari nga Bajram Rexhepi, Agim Çeku, Anton Berisha.

“Lëvizja Vetëvendosje! gjatë javëve në vijim do të shtojë aktivitetet dhe presionin për të hedhur dritë mbi këtë aferë. Së pari, duhet të përgjigjet ish kryeministri Bajram Rexhepi për rolin e tij në anulimin e tenderit të parë. Së dyti, duhet të përgjigjet ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku mbi rolin e tij në aferën IPKO. Ish-drejtori i Agjencionit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Gashi i cili më pas u zgjodh ambasador në Slloveni. Ndërsa njëri nga pronarët e IPKO-s, palë në këtë shitje tanimë është përzgjedhur nga partia në pushtet të jetë ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa diskutim që opinioni publik në Kosovë ka nevojë të dijë më shumë edhe për rolin e kompanisë Albright Group pjesmarrëse në këtë shit-blerje”./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›