E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton beson në arritjen e marrëveshjes

Dialogut po i vjen fundit. Kështu mund të kuptohet nga Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton.

“Takimi i së martës do të jetë raundi përmbyllës lidhur me çështjet për këtë format të dialogut”, ka përkujtuar Koçijançiç, deklaratën e Ashtonit.

Ashton ka uruar që nesër të gjendet një zgjidhje e mirë dhe për këtë i ka inkurajuar të dyja palët.
“Besoj se nesër ata që përfaqësojnë popullin do të vijnë me vullnet të mirë do të gejndet një zgjidhje në interesin më të mirë të të dyja palëve që do të ndihmojë në ofrimin e të ardhmes më të mirë për të gjithë”, thuhet në deklaratën e Ashtonit.

Ndërkaq, mediat serbe kanë paralajmëruar se kjo do të zgjasë më shumë.

“Raundi i ardhshëm është paralajmëruar si përfundimtar. Kjo ka të bëjë me situatën nëse arrihet marrëveshja. Mirëpo, në rast se edhe kësaj radhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare, nuk është në interesin e askujt që të shpall dështimin e dialogut, e të mos shfrytëzohet edhe ndonjë rast për një takim të ri, sepse ka ende kohë deri në raportimin e Komisionit Evropian në Këshillin e Ministrave”, citon gazeta Npvosti burimet e saj nga Brukseli.

Gjatë ditës edhe kryeministri Hashim Thaçi ishte shprehur i bindur se marrëveshja do të arrihet nesër./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›