Fyle javën e ardhshme viziton Shkupin

Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Shkup.
Kjo vizitë do të realizohet një ditë pas balotazhit të zgjedhjeve lokale, ndërsa Fyle përkrah do të ketë edhe drejtorin e drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino, shkruan Ina.
Qëllimi i kësaj vizite siç bëhet e ditur do të ketë në agjendë bisedimet rreth dialogut të nivelit të lartë që Maqedonia po udhëheq me Komisionin Evropian, prioritetet e vendit pas zgjedhjeve lokale si dhe vlerësimi i përbashkët para raportit të radhës të Komisionit Evropian për Maqedoninë që do të publikohet më 16 prill.
Mediat proqeveritare kanë shkruar se vizita e Fyles do t`i jap një impuls të ri komunikimit midis Shkupit dhe Brukselit. Delegacioni i lartë i KE-së do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin për evrointegrime, Fatmir Besimi si dhe takimi me liderin e LSDM, Branko Cërvenkovski./Indeksonline/