E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fake News”/ Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë dalë me një sqarim për qytetarët, duke mohuar raportimet e disa mediave mbi një pretenduar shpërthim të fruthit në një kopsht të Tiranës.

Instituti thekson se nuk ka asnjë rast të konfirmuar infektimi në asnjë institucion parashkollor në kryeqytet.

Autoritetet bëjnë thirrje që informacionet të merret vetëm nga burime zyrtare, për të shmangur krijimin e panikut të panevojshëm.

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media.

I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik.

Vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë të informojë qytetarët në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›