E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-sekretari i ministritMeta kërkon lirim ngaburgu, shtyhet seanca

TIRANË- Almir Rrapo, ish-sekretar i ministrit të Jashtëm Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, pasi ka përfunduar afati 60 ditor i caktuar nga Gjykata e Apelit. Kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë është bërë dje nga mbrojtësit e Rrapos dhe pritej të shqyrtohej sot. Por gjyqtari Artur Gaxhi ka bërë me dije palët se i pandehuri Almir Rrapo nuk është njoftuar pasi gjykata nuk kishte dijeni se në cilin paraburgim ndodhej.

Për këtë shkak vendimi për lirimin ose jo të Rrapos do të merret nesër nga gjykata. Në një kohë që ende nuk ka asnjë njoftim nëse ka mbërritur nga SHBA kërkesa për ekstradimin e Rrapos, këtij të fundit i ka përfunduar që dje afati i qëndrimit në burg i caktuar nga gjykata.

Ai kërkohet nga autoritetet amerikane për krime të rënda, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Almir Rrapo gjendet në qeli prej 2 korrikut 2010. Sipas aktpadisë prej 37 faqesh dorëzuar në gjykatën Federale të Manhatanit nga prokurorët dhe oficerët e FBI-së, 27-vjeçari akuzohet se është anëtar i bandës së Krasniqit, një organizatë ndërkombëtare e krimit e akuzuar për vrasje, rrëmbim, trafik të lëndës narkotike dhe veprimtari të tjera të paligjshme në Shqipëri e SHBA. Sipas Byrosë Federale të Hetimeve, organizata vepronte në shumë shtete të Amerikës, si Nju Jork, Miçigan, Konektikat.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›