Gazprom përgënjeshtron Berishën: Jo në Shqipëri
Kompania më e madhe në botë e prodhimit të gazit natyror, rusja 'Gazprom' përgënjeshtron deklarimet e kohëve të fundit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, lidhur me projektin për të kaluar degëzime të gazsjellësit "South Stream" në territorin shqiptar. Këto deklarata ishin bërë nga ai në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, të mërkurën e kaluar. Pyetjeve të 'Gazetës Shqiptare' lidhur me këtë çështje, zonja Anastasia Ivanova, në emër të drejtorisë së informacionit të kësaj kompanie, u është përgjigjur si më poshtë...
GSH: A ka 'Gazprom'-i projekte konkrete për ndërtimin e një degëzimi të gazsjellësit "South Stream" në territorin shqiptar? Kryeministri Berisha, pak ditë më parë e përmendi një mundësi të tillë. Në rast se po, kush do të mbulonte shpenzimet për një gjë të tillë?
Aktualisht, çështja e kalimit të degëzimit jugor të gazsjellësit "South Stream" përmes territorit të Shqipërisë nuk merret në konsideratë.
GSH: Në rast se përgjigja tuaj është "jo", a mund të marrë qeveria shqiptare një OK nga 'Gazprom'-i për lidhje me "South Stream"-in pranë Igumenicës në Greqi?
Kjo çështje kërkon një studim të kujdesshëm, do të duhej të bëheshin llogaritje teknike e ekonomike. Në të njëjtën kohë, është e domosdoshme që të merret parasysh se mundësia për kandidatë të rinj varet nga shumë faktorë. Tregues të tillë, si kërkesa e brendshme për sasi shtesë gazi, që do të mund të furnizohej nëpërmjet gazsjellësit të ri, së bashku me interesimin për të bashkëpunuar me 'Gazprom'-in, janë shumë të rëndësishëm.
GSH: A mund ta merrte qeveria shqiptare lejen për një gjë të tillë vetëm nga partnerët tuaj italianë?
(No comment)
GSH: A ka 'Gazprom'-i ndonjë interes për investime në sektorin energjetik në Shqipëri? Jeni të interesuar për të marrë pjesë në privatizimin e aseteve shtetërore, që përfshijnë kompaninë e nxjerrjes së naftës 'Albpetrol'?
Kompania jonë nuk ka plane të tilla për momentin.
Pak ditë më parë, menjëherë pas deklaratave të Berishës, ishte gazeta eko-nomike ruse "Vzgljad", që arrinte në konkluzionin se Shqipëria nuk ka asnjë shans të kthehet në vend tranzitimi të gazit natyror, për shkak të pastabilitetit të saj politik. Kjo gazetë theksonte se Berisha ka përmendur mundësinë që vende fqinje të kontribuojnë në ndërtimin e një dege të gazsjellësit 'South Stream' nga Greqia drejt Vlorës. Ai nuk përmendi emra, por marrëdhëniet e mira me Berluskonin lënë të kuptosh se fjala është për Italinë, shtohej në artikull. Ku thuhej edhe se gazsjellësit kryesorë të Evropës në përgjithësi i bien rrotull Shqipërisë, ndonëse kjo ndodhet midis Evropës Lindore e asaj Perëndimore, me përjashtim të TAP-it (TransAdriatic Pipeline), që do të fillojë të sjellë gaz në këtë vend nga Lindja e Afërme më 2012-ën dhe do të kalojë nën Adriatik në drejtim të Italisë së Jugut. Sipas ekspertit Aleksandër Kurdin, Shqipëria nuk është një aktor kryesor për konsumin e gazit, ndërsa, si vend tranzitimi, është pa interes për projektin "South Stream", për shkak të pastabilitetit të saj politik. Megjithatë, agjencia ruse Prime-TASS "hapi lojën" sërish, duke riprodhuar pohimet e kryeministrit shqiptar. Por, qëndrimi zyrtar i kompanisë shpreh qartë faktin se, në rast se ka një shpresë për ndërtim të degëzimit të gazsjellësit nëpër vendin tonë, kjo nuk vjen nga Moska.
(e.n/GSH/BalkanWeb)