E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/ Mungesa e ndriçimit shkak për aksidente, bashkia e Tiranës fshihet pas errësirës

Pjesa dërrmuese e akseve rrugore në qytetin e Tiranës, vuajnë prej kohësh mungesën e ndriçimit të energjisë elektrike. Pamjet tronditëse gjatë orëve të natës, nuk kanë fort nevojë për koment, por për më tepër për reflektim qytetar se cila është zanafilla e qindra aksidenteve. Energjia elektrike, në shtyllat e vendosura në rrugë mungon, s’dihet se prej sa muajsh. Janë disa shtylla të vendosura në rrugë, por i ka pllakosur errësira, duke lënë të gjithë aksin rrugor nga Lapraka deri në afërsi të QTU, në errësirë. Mungesa e ndriçimit nuk është si pasojë e një defekti në zonë, pasi të gjitha aktivitete përreth saj si dhe banesat kanë energji, por thjesht ndriçueset e rrugës nuk janë të ndezur apo kanë pësuar defekt. Por ajo që duhet kujtuar është se mungesa e ndriçimit shpesh ka qenë shkak për aksidente. Sipas policisë rrugore mungesa e ndriçimit në të aks, i cili ka një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë, bëhet shkak për aksidente, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve. Situatë kjo, që mesa duket favorizohet dhe mbështetet nga bashkia e Tiranës, institucioni që ka nën përgjegjësi këtë problematikë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›